Ka qenë i menjëhershëm reagimi faktorit ndërkombëtar pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Parlament. Zëdhënësja e Komisionit Europian Ana Pizonero dhe Ambasadori i BE në vendin tonë shpërndanë të njëjtin tekst duke thënë se shprehin keqardhje që nuk iu dha më shumë kohë arritjes së një kompromisi.
?Teksa pranojmë miratimin nga Parlamenti i Shqipërisë të disa ndryshimeve në Kushtetutë në lidhje me sistemin zgjedhor, është për të ardhur keq që nuk iu caktua më shumë kohë fazës përgatitore për të gjetur një kompromis me të gjitha partitë në Këshillin Politik?.
Komisionit evropian kërkon që tashmë këto ndryshime të implemtentohen në Kodin Zgjedhore.
?Tani është thelbësore që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të implementojnë ndryshimet kushtetuese, në veçanti listat e hapura dhe roli i koalicioneve parazgjedhore, të diskutohen siç duhet, me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik në mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohen?.
Keqardhje për mungesën e konsensusit shprehu edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, e cila nëpërmjet një reagimi për mediat I kujtoi shumicës qeverisëse angazhimin për të arritur një marrëveshje në këshillin politik.
?Ndërsa ky veprim ishte në kompetencën e Parlamentit, është për të ardhur keq që nuk u mor në të njëjtin frymë me të cilën u arrit marrëveshja e 5 qershorit. Ne i kujtojmë shumicës deklaratat e saj se, megjithë miratimin e sotëm në Parlament, ata synojnë të angazhohen me të gjithë partitë në Këshillin Politik, në mirëbesim dhe me qëllimin për të arritur në marrëveshje për zbatimin e legjislacionit mbi listat e hapura dhe koalicionet?.
Ambasada e SHBA-së i kërkoi edhe opozitës jashtëparlamentare pjesëmarrje në mbledhjen e Këshillit Politikë.
?Ne e kuptojmë zhgënjimin e Opozitës së Bashkuar, ndërsa mirëpresim vendosmërinë e tyre për të mbetur të angazhuar në institucione dhe procese demokratike, përfshirë Këshillin Politik, në mënyrë që të dëgjohen zërat e të gjithë shqiptarëve?.
Ka reaguar edhe reporteri për çështjet europiane në Bundestag, Florian Hahn i cili thotë se e përgëzon Parlamentin shqiptar për përmbushjen e Marrëveshjes së Këshillit Politik dhe kërkesën e Bundestagut për të miratuar Reformën zgjedhore bazuar në rekomandimet e OSBE / ODHIR, por sipas tij të gjitha palët duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku.
Lidhur me vendimmarrjen e Kuvendit të Shqipërisë reagoi edhe raportuesi i CDU-së për Shqipërinë, Nikolas Lobel, i cili ndërsa e cilësoi votimin ?një hap i shkëlqyeshëm për Shqipërinë në rrugën drejt Evropës?, i kërkoi palëve politike të punojnë së bashku.
Ndërsa ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf tha se reforma zgjedhore e nisur në mënyrë të suksesshme është duke marrë sërish tipare konfliktuale përmes ndryshimeve kushtetuese.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Fo...